Avdullah Hoti falënderues

Ai tha se rrugëtimi i tyre do të vazhdojë

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti, ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe votuesit e LDK-së për mbështetjen e dhënë.

“Dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë në këto zgjedhje. Këto tri javë për mua kanë qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Kam takuar mijëra qytetarë të të gjitha moshave, studentë, të rinj e të reja, afaristë, bujq, pensionistë, punëtorë”, ka thënë Hoti përmes një shkrimi të postuar në “Facebook”.

Hoti tha se gjatë këtyre zgjedhjeve ka bërë fushatë të civilizuar, fer e me program të qartë.
“Pres nga KQZ që në ditët në vijim të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të themelohen institucionet e vendit në përputhje me Kushtetutën”, ka shkruar ai.

Avdullah Hoti, tha se rrugëtimi do të vazhdojë për të mbrojtur liritë qytetare, rendin dhe ligjin dhe siguruar perspektivën evropiane për Kosovën. “Rrugë tjetër nuk ka. LDK dhe unë nuk do të lëshojmë rrugë për ata që dhunojnë këto vlera. LDK dhe unë do të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të këtyre vlerave”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button