Shqipëri: Shpallen projektet turistike fituese

Promovimi i atraksioneve turistike nëpërmjet aktiviteteve mediatike

Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Shqipërisë ka shpallur 11 projekte fituese për turizmin, bazuar në thirrjen për projekte të bërë nga kjo ministri gjatë muajit mars.

Projektet fituese janë përzgjedhur në zhvillimin dhe përmirësimi i produkteve turistike specifike me paketa inovative, promovimin e atraksioneve turistike nëpërmjet aktiviteteve mediatike dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm për mbajtjen pastër të plazheve dhe stacioneve të plazheve.

“Bazuar në listën e projekteve të kualifikuara nga Komisioni i përzgjedhjes së projekteve, projektet që përfitojnë mbështetje të plotë ose të pjesshme financiare nga buxheti i shtetit, sipas urdhrit të ministrit janë: Forumi i Mendimit të lirë, Projekti “Pastrimi dhe monitorimi i situatës mjedisore në plazhe para dhe gjatë sezonit turistik, nxitja e vullnetarizmit si formë e edukimit mjedisor”, Green Line Albania, Projekti “Turizmi i Gjelbër- 111 ditë- 1 plazh në ditë. Mjedis i pastër, turizëm i qëndrueshëm”, organizata Shqiptare e Sommelierisë, Projekti: “Vera dhe Rakia- Shije të Traditës shqiptare”, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, INCA Projekti: “Destinacione turistike në Shqipëri dhe karta e turistit- sistem i menaxhimit të informacionit projekti pilot Vlorë-Llogara, Klubi Discover Albania, Projekti: “Kepi i Rodonit- Zhvillim i Turizmit të qëndrueshëm në zonën e Durrësit”, Azhr 2 Tiranë, Projekti: “Promovim i i turizmit të brendshëm, interland ‘Rruga e Verës dhe Ullirit’, Rek Remont Kapital, Projekti Fustanella Festival, Shoqata Syri Blu, Projekti: ‘International Fest Jazz and World Music and Taste”, Papadhimitri Film Produktion SHPK, Projekti “Albania Coast Video Guide (north to south)”, Instituti i Librit dhe Promocionit, Projekti zhvillimi i Komunitetit lokal pritës në fshatrat përgjatë lumit të Vlorës, Klubi i Shkrimtarëve dhe artistëve Naim Frashëri, Përmet, Projekti: Botimi i Antologjisë Poetike, në gjurmët Naimiane 2017 në fokusin e kulturës dhe zhvillimit përmetar. Të gjitha këto projekte synojnë të sjellin një vlerë të shtuar në turizmin vendas, diversifikim të produkteve dhe një zgjatje të qëndrimit të turistëve që përkojnë me synimin për një turizëm gjithëvjetor në vend dhe jo sezona”, thuhet në njoftimin e MZHETTS./21Media

Back to top button