Shpallet fajtor për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

I akuzuari për “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist” S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim për 3 vjet e 3 muaj. Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media.
Sipas Gjykatës, dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masë të paraburgimit.
“Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate”, ka thënë Gjykata.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate./21Media

Back to top button