Reagon Baldwin: Gjithçka do të bëhet mirë

Aktori Alec Baldwin, jeta e karriera e të cilit morën rrjedhë tjetër pas një incidenti gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, ka reaguar pas padisë së ngritur ndaj tij, nga familjarët e kinematografes së ndjerë, Halyna Hutchins.
“Gjithçka do të bëhet mirë”, thuhet në videon të cilën e ka ndarë Baldwin në Instagram.
Kanë vërshuar komentet në përkrahje të aktorit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alec Baldwin (@alecbaldwininsta)


Hutchins, 42 vjeç u qëllua me armë, për të cilën Baldwin deklaroi se nuk e dinte se arma ishte e mbushur.
Bashkëshorti i Hutchins, Matthew ngriti padi ndaj aktorit, duke pretenduar se Baldwin dhe të tjerët dështuan në kontrollin standard të sigurisë dhe në rregullat bazë të sigurisë së armëve.
Baldwin është rikthyer në punë për filmin e ri, i cili është i pari pas incidentit që tronditi të gjithë.
63 vjeçari mendohet se është duke filmuar thrillerin “97 Minutes” afër Alton në Hampshire.
Filmi është me regji të Timo Vuorensolas dhe ka për subjekt një avion të rrëmbyer që do të bjerë nga qielli në 97 minuta kur karburanti i tij mbaron.
“Është e çuditshme të kthehem në punë. Nuk kam punuar që nga 21 tetori i vitit të kaluar kur ndodhi kjo gjë e tmerrshme në xhirimet e filmit. Ne patëm aksidentin dhe vdekjen e kinematografes sonë Halyna Hutchins, madje e kam ende të vështirë ta them këtë”, ka thënë Baldwin./21Media

Back to top button