Shpallet gjendje emergjente në Deçan

Komuna e Deçanit ka marrë vendim që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e kësaj komune, pas qindra rasteve të qytetarëve që janë helmuar.
Me anë të këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për Ngritjen e Gatishmërisë për Menaxhimin e kësaj situate Emergjente e ndodhur pas helmimit të fundit.
Tutje, në vendim thuhet se drejtoritë si ajo e Shëndetësisë, e Financave, Drejtoria për Mbrojtje, Njësia e Zjarrfikëse, Inspekcioni, QKMF-ja si dhe KRU Hidrodrini e NPL Higjiena janë të obliguar të punojnë me kapacitete të plota njerëzore dhe humane, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Ndryshe, që nga e shtuna në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore 884 pacientë, të cilët dyshohen se janë helmuar nga uji./21Media
 

Back to top button