Vendimi që mori Almeda dhe Tolgahani pas vuajtjeve të lindjes

 
Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman muajin e kaluar janë bërë prindër për herë të dytë. Dyshja e njohur janë bekuar me një vajzë, për të cilën kanë zgjedhur emrin Alina.
Almeda përmes një videos në YouTube ka treguar për vuajtjen dhe pritjen e gjatë gjatë lindjes. Ajo ka folur edhe për dorëzimin e Tolgahanit, pas kësaj shtatzënie.
“Shtatzënia me Efen ishte më e lehtë, por me Alinën jo. Nuk dilja dot nga shtëpia për shkak të pandemisë. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë” thotë ndër të tjera Almeda.
Ajo tutje tha se bashkëshorti i saj  kishte dëshirë të kishin edhe një fëmijë të tretë, por pas vuajtjeve të saj për plot 16 orë para lindjes së Alinës, ai hoqi dorë nga kjo kërkesë.
“Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha ‘më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”.

Almeda dhe Tolgahani së bashku edhe një djalë 2-vjeçar, i cili quhet Efehan./21Media 

Back to top button