Shpallet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës

 

Ministria e Financave, sot ka shpallur Konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Gjithashtu Ministria e Financave njofton të gjithë të interesuarit se konkursi është i hapur nga data 03.08.2020 deri më datë 01/09/2020.

Ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Informacionet rreth aplikimit për këtë pozitë mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Financave: https://mf.rks-gov.net/

Ministria e Financave siguron të gjithë aplikantët se i tërë procesi i rekrutimit do të jetë transparent dhe profesional, si dhe inkurajon kandidatet gra dhe nga komunitetet pakicë që të konkurrojnë./21Media

Back to top button