Kaloni te përmbajtja kryesore

Ra nga dritarja e hotelit në Mitrovicë, vdiq 39 vjeçari

 

Një person ka vdekur si pasojë e rënies nga dritarja e një hoteli në Mitrovicë. Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai po ashtu tregoi se bëhet fjalë për një burrë 39 vjeçar dhe rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Ndërsa burimet për portalin rtv21.tv bëjnë të ditur se i ndjeri ishte i nacionalitetit gjerman dhe po punonte në Kosovë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button