Shpallet PFA Ekipi i Vitit në Premier Ligë

Proffesional Footballers Association është një çmim vjetor që u ndahet 44 futbollistëve në 4 ligat e futbollit anglez

Sot është bërë publike lista e 11 futbollistëve më të mirë të vitit në Premier Ligë. Anëtarë të PFA-së nga 100 klube brenda futbollit anglez votojnë për të zgjedhur më të mirët e vitit, shkruan rtv21.tv.

Klubi i vitit i Premier Ligës sipas tyre është siç vijon: David de Gea, Kyle Walker, David Luiz, Gary Cahill, Danny Rose, N’Golo Kante, Dele Alli, Eden Hazard, Sadio Mane, Harry Kane dhe Romelu Lukaku.

Më së shumti paraqitje në PFA Ekipin e Vitit ka portieri Peter Shilton me 10 herë, ndërsa më së shumti paraqitje gjatë periudhës së Premier Ligës ka Steven Gerrard me 8./21Media

Back to top button