Shpallet ”Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë të ndajnë çmimin ”Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
Lumi Gashi është shpallur ”Ylli i Javës”, për xhiron 23-të në BKT Superligë.
Lajmin e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka theksuar se mesfushori i qendror i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e rëndësishme që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Dritës, me rezultat 2:1.
”Ai shënoi eurogol në këtë ndeshje duke zhbllokuar rezultatin për fitoren e parë pas 5 viteve në përballje me ekipin e Dritës. Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar FC Drenica – Faqja Zyrtare që ta përforcojë pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 31 pikë, duke e stabilizuar pozitën ne BKTSuperligë”, thuhet në njoftim./21Media