Të miturit thyejnë xhamin e një autobusi
Katër të mitur e kanë gjuajtur me gurë një autobus me targa vendore, me ç ‘rast i kanë thyer xhamin anësor.
Rasti ka ndodhur në Suharekë, të dielën rreth orës 13:30.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen. Kurse rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./21Media