Shpat Kasapi publikoi këngën “Kujtime m’ke lon”

 
Këngëtari Shpat Kasapi ka publikuar sot një projekt të ri muzikor.
“Kujtime m’ke lon”, titullohet kënga e re nga Shpati, që vjen e shoqëruar me videoklip.
Muzikën e ka bërë Alsked Renja, tekstin e ka shkruar Petro Xhori, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Vullnet Halili.

Përsa i përket jetës personale, Shpat Kasapi dhe gruaja e tij, Selvija janë bërë prindër për herë të parë më 19 janar të këtij viti. Ata janë bekuar me një djalë, të cilit ia kanë vënë emrin Roel./21Media

Back to top button