Shpend Ahmeti jep dorëheqje

Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit

Kryetari i Prishtinës  Shpend Ahmeti i cili në zgjedhjet e 11 qershorit ishte kandidat për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes ka marr një vendim që të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e KQZ, Valdete Daka, gjatë mbledhjes së KQZ-së.

Ajo ka thënë se Ahmeti është paraqitur në KQZ dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe do të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës edhe për disa muaj, ku më pas do të rikandidojë për postin që e mban tani.

Shpend Ahmeti, përmes një statusi në “Facebook” tha se sipas kushtetutës së Kosovës një person nuk mund të mbajë dy poste te zgjedhura në të njejten kohë.

“Unë dje kam informuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se unë do të qendroj si Kryetar i Prishtinës dhe se heq dorë nga mandati i deputetit. 32 deputetët e Levizjes do ta mbrojnë me dinjitet besimin e dhënë. Ndërsa ne vazhdojmë me punën në komunë duke ndikuar edhe në ndryshimin në nivelin qendror”, ka shkruar ai./21Media

 

Back to top button