Kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit

I pari Kurti, i dyti Veseli

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje del të jetë kandidati më i votuar në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit me gjithsej 143.621 vota sipas rezultateve të certifikuara sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor, pasuar nga kreu i PDK-së Kadri Veseli me 129.947 vota dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA Avdullah Hoti me 115.693 vota.

Në radhët e koalicionit PAN më i votuari del të jetë kreu i PDK-së Kadri Veseli me 129.947 vota, pasuar nga Ramush Haradinaj me 102.127 vota dhe Fatmir Limaj me 31.431 vota.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në garën e 11 qershorit garoi si parti e vetme politike, më së shumti vota mori Albin Kurti, i nominuar i kësaj partie për kryeministër, me gjithsej 143.621 vota, pasuar nga Dardan Molliqaj me 49.026 vota dhe Visar Ymeri 40.980 vota.

Ndërsa në radhët e Koalicionit LAA më së shumti vota ka marrë Avdullah Hoti me 115.693, Vjosa Osmani 64.147 vota, Behgjet Pacolli 35.766.

Back to top button