Shpend Ahmeti vjen me një lajm të rëndësishëm

Shujta për personat në nevojë

Komuna e Prishtinës prej datës 28 dhjetor do të fillojë me zbatimin për ndarjen e shujtave të ngrohta për personat në nevojë – kuzhina popullore.

Në një shkrim në Facebook, kreu i kësaj komune, Shpend Ahemti ka bërë të ditur se çdo mbrëmje duke filluar në ora 18:00, kuzhina lëvizëse popullore do të jetë në lagje të caktuara të Prishtinës për të ofruar shujta të ngrohta për të gjithë ata që kanë nevojë.

“Fillojmë këtë të premte më 28 dhjetor në ora 18:00 – Shkolla Dardania dhe më 29 dhjetor në ora 18:00 – Shkolla Zenel Hajdini. Ftojmë qytetarët e bizneset që të na bashkëngjiten për të shtuar mirëqenien dhe solidaritetin në shoqërinë tone. Pas këtyre datave do ta kemi orarin e përhershëm për ta ditur të gjithë”, shkruan Ahmeti.

Për më tepër, ai ka bërë të ditur se përveç kuzhinës lëvizëse, do të kenë edhe disa lokacione të përhershme./21Media

Back to top button