Shpenzimet e komunave gjatë pandemisë COVID-19

 

Komuna e Prishtinës ka ndarë më së shumti buxhet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 krahasuar me komunat tjera. Kryeqyteti i ka ndarë 1 milion e 380 mije euro. Në anën tjetër, Mamusha ka ndarë më se paku mjete për menaxhim të pandemisë, apo vetëm 1,800 euro.

Komunat si Peja, Istogu, Kllokoti dhe Gjakova nuk kanë ndarë asnjë mjet financiar për menaxhimi e pandemisë.

“Mund të shohim se nga 38 komuna sa janë gjithsej, 33 prej tyre kanë ndarë mjete financiare për menaxhimin e pandemisë së COVID – 19 në vlerë prej 4,771,008 euro. Komuna e cila më së shumti ka ndarë buxhet për menaxhim të COVID – 19 është komuna e Prishtinës me 1,380,000 euro, pastaj komuna e Fushë Kosovës me 404,000 euro, komuna e Podujevës me 366,520 e kështu me radhë.”, bëhet e ditur në raport.

Tutje në raport theksohet se komunat e Kosovës kanë harxhuar 31% apo mbi 180 milionë euro nga 582 milion eurot e planifikuara nga buxheti për periudhën janar-qershor të këtij viti.

Ministria e Pushtetit Lokal ka bërë publike ‘Raportin e situatës së pandemisë COVID – 19 për komunat e Republikës së Kosovës’, me të cilin është krahasuar edhe periudha janar-qershor 2019 dhe janar-qershor 2020.

Në grafikën më poshtë mund të gjeni buxhetin e ndarë nga të gjitha komunat e Kosovës:/kallxo

Back to top button