Italia nisi testimin e vaksinës për Covid te njeriu

 

Italia nisi të premtën eksperimentimin tek njeriu të vaksinës anti-Covid prodhuar nga kompania bio-tecnologjike italiana ReiThera.

Vaksina do të eksperimentohet te 90 persona të shëndetshëm. 45 do të jenë në moshës nga 18 vjeç deri në 55 vjeç e 45 të tjerë nga 65 vjeç deri në 85 vjeç.

Vaksina do të eksperimentohet në 6 grupe nga 15 persona, të cilat do të marrin nga 3 doza të saj.

Eksperimentimi do të kryhet ne Instutin e Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë e mbështëtet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë e nga sistemi shëndetësor i rajonit te Lazios./oranews

Back to top button