Shpenzimet mujore të gazetarëve ukrainas që do të vijnë në Kosovë

Flutura Kusari nga ECMPF ka thënë se kanë kërkesa të tjera nga gazetarët ukrainas për të ardhur në Kosovë, nga gjithsej 20 sa do të vijnë.
Në një konferencë për media përkrah Lyudmila Makey, gazetares së parë nga Ukraina e cila është strehuar në Kosovë, Kusari ka treguar edhe shpenzimet mujore të gazetarëve ukrainas që do të vijnë në Kosovë.
“500 euro në muaj për shpenzime mujore, 300 për qira dhe 1000 euro për udhëtim”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Lyudmila Makey ka ardhur dje në Kosovë, si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë (Journalist in Residence in Kosovo)”. Ajo është detyruar të largohet Ukraina për shkak të luftës. Makey është vendosur në Prishtinë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të përkujdeset që ajo të vazhdojë punën nga Kosova./21Media
Back to top button