Kaloni te përmbajtja kryesore

Shpërndahet unanimisht Kuvendi i Maqedonisë Veriore

Miratohet shpërndarja e Kuvendit

Me 108 vota “pro” dhe asnjë kundër, është miratuar vendimi për shpërndarje të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Me këtë vendim u përmbushën kushtet për zgjedhjet e parakohshme që të mbahen më 12 prill, siç ishte dakorduar paraprakisht.

Vendimi për vetëshpërndarje u dorëzua nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili në fjalimin e tij tha se pas konsultimit të bërë më 10 shkurt me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, dita e sotme ishte afati i fundit për shpërndarje të Parlamentit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button