Kaloni te përmbajtja kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Gjilan, lëndohet rëndë pronari

Dje Policia e Kosovës në Gjilan, kanë pranuar një informacion se ka shpërthyer një bombolë gazi në një depo private nga e cila një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pasi pronari kishte hyrë në depo dhe kishte ndezur një cigare dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë njësiti policor dhe zjarrfikësit./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button