Shpërthen zjarri në pusin e naftës, 5 të vdekur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri në një platformë të naftës në det në pronësi të kompanisë shtetërore meksikane “Pemex”.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të dy personave të zhdukur, transmeton rtv21.tv.


Zjarri gjithashtu bëri që puna të ndalet në 125 puse nafte për të cilat platforma siguron gaz dhe energji elektrike.
Incidenti vjen gjashtë javë pasi një rrjedhje gazi në një tubacion nënujor “Pemex” shkaktoi një zjarr në sipërfaqen e oqeanit në Gjirin e Meksikës.
Zjarri i korrikut u quajt “syri i zjarrit” me pamje të shpërndara gjerësisht në mediat sociale.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Octavio Romero, mohoi se mungesa e investimeve ishte fajtore për incidentet.
“Nuk ka problem të mungesës së burimeve. Industria e naftës është një industri e rrezikshme. Ne kemi pasur aksidente, të cilat në numër janë më të pakta se vitet e kaluara”, tha ai në një konferencë shtypi të hënën.
Ai shtoi se ky zjarr më i fundit kishte shpërthyer ndërsa ekuipazhet po kryenin punë të mirëmbajtjes në platformën e naftës.
“Pemex” tha se prodhimi do të rifillonte të mërkurën./21Media

Back to top button