Një unazë e 6-të fejese për Jennifer Lopez?

I dashuri i këngëtarës dhe aktores së njohur, Jennifer Lopez, është parë në një dyqan duke shikuar unaza fejese, e me t’u parë nga ndjekësit e dyshes, menjëherë filluan aludimet se Ben do t’i vë në gisht një unazë të dytë fejese artistes.
Në vitin 2002, Ben i bëri një propozim këngëtarës me një unazë diamanti 6.1 karat, që aso kohe flitej se shifra që kushtonte ajo unazë ishte 1.2 milionë dollarë.
Ben u pa në Tiffany&Co në Los Angeles të premtën, e që nga pamjet u la të kuptohet se ai sërish do t’i propozojë asaj me një unazë tjetër diamanti.
Jo vetëm që rikthimi i çiftit bëri lëmsh gjithë rrjetin, por burime të DailyMail bëjnë të ditur se unaza me të cilën Affleck do t’i propozojë të dashurës së tij, kushton dhjetë herë më shumë se ajo unazë diamanti 6.1 karat që ia bleu në vitin 2002.
Vjet më parë, Rob Shuter kishte deklaruar se Jennifer asnjëherë nuk ia ka kthyer unazën aktorit.
“Me aq sa di unë, Jen asnjëherë nuk ia ktheu unazën, pra nëse gjërat shkojnë siç duhet me të dy, oh Zot, ajo ka unazën më të mirë që kam parë ndonjëherë, është e mahnitshme”, tha Shuter atë kohë.
Jennifer u shfaq me unazën e diamantit në tapetin e kuq në premierën e “Gigli” në korrik të vitit 2003, por çifti nuk ia dolën të ecin deri në altar. Një ditë para datës së caktuar për martesë, të dy deklaruan se kanë anuluar ceremoninë, e në janar të vitit 2004, konfirmuan ndarjen.
Ndërkohë që, Ben dhe Jennifer filluan takimet muaj më parë dhe pa kaluar kohë konfirmuan se janë në një lidhje, e pa humbur kohë, morën një apartament, ku edhe po jetojnë bashkë./21Media

Back to top button