Shpërtheu zjarri në aeroportin e Gjenevës

Fluturimet drejt dhe nga aeroporti i Gjenevës u ndërprenë sot pasi shpërtheu një zjarr i madh.
“Ka një ndërtesë – qendra e re e pritjes për azilkërkuesit – e cila ishte në ndërtim e sipër… është në flakë. Është jashtë perimetrit të aeroportit”, tha zëdhënësi i aeroportit Ignace Jeannerat.
“Po krijon shumë tym”, shtoi ai.

Aeroporti pezulloi uljet për momentin, ndërsa ngritjet u lanë në diskrecionin e pilotëve, shpjegoi ai.

Bordi i mbërritjeve në aeroport tregoi se fluturimet hyrëse nga Lisbona, Barcelona dhe Madridi ishin devijuar, ndërsa të tjerët ishin vonuar, shkruan  dailymail.

Gjeneva është aeroporti i dytë më i ngarkuar i Zvicrës pas Cyrihut. Pista është afër kufirit me Francën./21Media

Witnesses reported hearing an explosion and seeing fire following an incident at Geneva airport in Switzerland
Flights to and from Geneva Airport have been disrupted after a major fire broke out just beyond the perimeter fence

Back to top button