Shpërthim i dyfishtë në Romë

Nuk ka të lënduar

Një shpërthim i dyfishtë ka ndodhur sot pranë një poste në qendër të Romës, kanë raportuar mediat italiane, ndonëse nuk është raportuar për të lënduar në këtë shpërthim.

“Një shpërthim i dyfisht ka ndodhur në Romës, me informacionet e para nga vendi i ngjarjes që tregojnë se nuk ka të lënduar. Një automjet është dëmtuar”, ka njoftuar transmetuesi italian RAI në web faqen e tij, duke cituar një punonjës të shërbimit të emergjencës, duke thënë se situata tashmë është nën kontroll.

Pamjet televizive kanë treguar officerë policor dhe zjarrfikës në vendngjarje, dhe izolimin e disa pjesëve të rrugës nga policia./21Media

Back to top button