Shpërthim i fortë në apartamentin e katit të 5-të në Fier

 

Një shpërthim brenda një banese në Fier ka krijuar jo pak panik te banoret. Shpërthimi ka ndodhur në një apartament në katin e 5 në lagjen “Liri”.

Nga shpërthimi janë thyer xhamat e apartamentit ndërkohë që nuk ka të njoftim për të lënduar.

“Sot rreth orës 18:50, në lagjen “Liri”, në katin e pestë të një pallati, për shkak të një shkëndije elektrike ka shpërthyer bolieri i dushit në tualetin e banesës së shtetasit F. P., 40 vjeç. Për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të lënduar.” – njofton policia.

Në vendngjarje kane shkuar forcat zjarrfikëse si dhe të policisë për të kryer procedurat e ngjarjes.  Shpërthimi ka qene i fortë dhe ka trembur jo vetëm fqinjët, por edhe banoret e lagjes. /oranews

Back to top button