Një person humbi jetën në një aksident trafiku në Arllat të Drenasit

 

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 20 në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar për zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

“Rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Rexhepi.

Ajo shtoi se një tjetër person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejme të rastit”, ka shtuar Rexhepi. /kallxo.com

Back to top button