Shpërthim i fuqishëm me eksplozivë pranë Prokurorisë

Eksplozivi ishte vendosur në një makinë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në zonën e njohur si 9-katëshet në Tiranë. Lënda plasëse ishte vendosur në një makinë e cila ka qenë e tipit “Smart”, e parkuar në një rrugicë në pjesën e pasme të godinës së Prokurorisë.

Tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës, nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarjen ndodhen forca të shumta policie.

Back to top button