Merkel dhe Putin bëhen bashkë

Do të diskutojnë për luftën në Siri dhe aneksimin e Krimesë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takojë Vladimir Putinin në Rusi për herë të parë që nga viti 2015.

Takimi në rezidencën verore të Putin në Soçi vjen në një kohë marrëdhëniesh të përkeqësuara dypalëshe mbi luftën në Siri dhe aneksimin e Krimesë.

Ata pritet të diskutojnë të dyja çështjet gjatë takimit të tyre por nuk priten përparime.

Gjithashtu, Putin do të takohet të mërkurën me kreun turk Rexhep Tajip Erdogan.

Lidhjet midis Rusisë dhe Gjermanisë janë përkeqësuar që nga aneksimi i Krimisë nga Rusia në vitin 2014.

Merkel dëshiron që Rusia t’i jap fund konfliktit në Ukrainë duke përdorur ndikimin e saj ndaj separatistëve pro-rusë dhe gjithashtu ka nevojë për bashkëpunimin e Moskës për të sjellë paqen në Siri, thotë korrespondenti i BBC në Berlin, Damien McGuiness.

Por presidenti Putin ka nevojë për mbështetjen e zonjës Merkel për të hequr sanksionet e BE-së, shton ai.

Putin është gjithashtu i etur për të dëgjuar mendimin e saj për Presidentin e SHBA, Donald Trump, me të cilin ajo u takua së fundmi.

Back to top button