Shpërthim me bombë në një shkollë, në mesin e viktimave edhe nxënës

Të paktën 10 persona janë vrarë pas një shpërthimi me bombë në një shkollë fetare në veri të Afganistanit.
Shpërthimi ndodhi në Aybak në provincën Samangan dhe la shumë të tjerë të lënduar.
Sipas mediave lokale, viktimat janë shumica nxënës.
Të lënduarit janë transportuar në spitale më të mëdha dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
Afganistani është tronditur nga dhjetëra shpërthime që kur talebanët morën pushtetin vitin e kaluar./21Media

Back to top button