Shpërthim në Gjermani, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë pas shpërthimit të një bombe nga Lufta e Dytë Botërore afër stacionit qendror të trenave në Munih, njoftuan shërbimet e emergjencës.
Sipas brigadës së zjarrfikësve, ka pasur “një deflagrim” në një kantier ndërtimi të Deutsche Bahn pranë Donnersberger Brücke në Mynih.
Shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg, transmeton rtv21.tv.
“Trafiku hekurudhor u pezullua përkohësisht. Policia ka rrethuar zonën. Jashtë kësaj zone nuk ka asnjë rrezik”, shkruan policia në Twitter.
Rreth 75 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania mbetet e mbushur me bomba të pashpërthyera, të cilat shpesh zbulohen gjatë punimeve ndërtimore. Megjithatë shumicën prej tyre i largojnë ekspertët para se të shpërthejnë./21Media
 

Back to top button