Shpërthim në vendin ku po mbante fushatë, evakuohet kryeministri japonez

Kryeministri japonez Fumio Kishida u evakuua i padëmtuar të shtunën pas një shpërthimi në një vend ku ai po mbante një fjalim në natyrë.

Pamjet videove të publikuara nga transmetuesi publik japonez NHK treguan anëtarët e publikut duke ikur dhe një burrë duke u arrestuar pas shpërthimit. Pamjet treguan disa burra, që besohet të jenë oficerë policie, duke mbajtur të dyshuarin në tokë. Fotot e tjera tregonin një cilindër argjendi që dukej se ishte hedhur në drejtim të Kishidës.

Agjencia lokale e lajmeve Kyodo raportoi se një burrë ishte arrestuar pasi hodhi ” një bombë tymi”.
Skenat dramatike ndodhën në qytetin e Ëakayama, menjëherë pas një vizite nga Kishida në portin lokal të peshkimit Saikazaki.

Rrethanat rreth sulmit të dyshuar tërhoqën krahasime të menjëhershme me vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua në korrik të vitit të kaluar gjatë një fjalimi të fushatës në qytetin perëndimor Nara.

Sulmi ndaj Abe kishte tronditur një komb që rrallëherë lidhet me dhunën politike dhe me armë.

Kishida gjithashtu kishte mbajtur një fjalim politik, në rastin e tij, në mbështetje të kandidatit të partisë së tij në pushtet në një zgjedhje lokale të pjesshme për Dhomën e Përfaqësuesve në një distrikt Wakayama.

Aktualisht është duke u zhvilluar fushata në zgjedhjet vendore mbarëkombëtare të Japonisë./21Media

Back to top button