Shpërthim vdekjeprurës ndaj një autobusi ushtarak në Damask

14 persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë në një autobus ushtarak në Damask.
Sipas mediave siriane, dy pajisje shpërthyese të lidhura me automjetin u shpërthyen ndërsa autobusi kaloi nën urën Jisr al-Rais gjatë orës së pikut të mëngjesit, transmeton rtv21.tv.
Edhe pse Siria është përfshirë nga një luftë civile për një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet ishin më të rralla, transmeton rtv21.tv.
Rajoni është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur të përmbysin Presidentin Bashar al-Assad që nga viti 2011.
Lufta ka lënë të paktën 350,000 njerëz të vdekur dhe bëri që gjysma e popullsisë të largohej nga shtëpitë e tyre, përfshirë gati gjashtë milionë refugjatë jashtë vendit.
Bombardimet e së mërkurës në Damask thuhet se ishin më vdekjeprurëse në qytet që nga marsi i vitit 2017, kur 31 persona u vranë në një sulm vetëvrasës në kompleksin e gjykatave kryesore që u mor përsipër nga grupi xhihadist Shteti Islamik (IS)./21Media

Back to top button