Shpërthim zjarri në urën e vetme që lidh Krimenë me Rusinë

Një zjarr i madh shpërtheu në urën hekurudhore midis gadishullit të Krimesë dhe Rusisë në orët e para të së shtunës.
Media shtetërore ruse thotë se një rezervuar karburanti është përfshirë nga flaka, pa specifikuar shkakun.
Pamjet duket se tregojnë një tren në urën hekurudhore të ngushticës Kerç të djegur, me urën rrugore ngjitur gjithashtu dukej se ka pësuar dëmtime, përcjell portali rtv21.tv
Krimea u aneksua në vitin 2014 nga Moska, e cila tani përdor urën për të lëvizur pajisjet ushtarake në Ukrainë.
Një këshilltar i kreut të Krimesë, i cituar nga agjencia shtetërore ruse Ria Novosti, tha se po punohet për shuarjen e zjarrit.
Media shtetërore ruse, ndërkohë, tha se trafiku është pezulluar në urë.
Ura e Krimesë thuhet të jetë një objektiv kyç për forcat ukrainase që kanë sulmuar logjistikën ruse.
Ura përtej ngushticës Kerç u hap nga Presidenti Vladimir Putin në vitin 2018, katër vjet pasi Moska aneksoi ilegalisht Krimenë.
Vendkalimi është më shumë se 100 milje nga territori i mbajtur nga ukraina. Një ekspert i eksplozivëve i tha BBC-së se zjarri ndoshta nuk ishte shkaktuar nga një raketë.
Ai tha se ishte e mundur që “një sulm i planifikuar mirë nga poshtë mund të ketë qenë shkak”./21Media

Back to top button