Kaloni te përmbajtja kryesore

Shpërthime dhe granatime gjatë natës nëpër Ukrainë

Mediat ukrainase kanë raportuar shpërthime dhe sulme ajrore në qytete të ndryshme, ndërsa sulmi rus në vend hyn në ditën e tij të dhjetë.
Granatimet në qytetin lindor të Sumy, aktualisht i rrethuar nga trupat ruse, filluan në orën 05:00 (02:00 GMT) sipas kohës lokale të së shtunës, sipas kanalit të lajmeve Ukraine-24.
Gazeta Kyiv Independent raportoi se shpërthime të shumta u dëgjuan në Kharkiv, transmeton rtv21.tv.
Një banor i strehuar në një stacion treni postoi në Twitter për raketat që goditën platformën që në orën 03:00./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button