Shpërthime në Lviv, Kozytskyi: Katër sulme me raketa

BBC raporton për shpërthime në Lviv-in perëndimor, një qytet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë.
Një alarm i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Sirena të tilla janë të zakonshme në Lviv, ku shumë njerëz ishin ende në rrugë.
Javën e kaluar, qyteti raportoi disa raketa ruse të shkatërruara nga zjarri anti-ajror, përcjell rtv21.tv

Katër raketa kanë goditur rajonin Lviv, sipas guvernatorit Makysm Kozytskyi.

Në një postim në Telegram, ai tha se kjo ishte sipas informacioneve paraprake.

“Qëndroni në strehimore”, shkroi shkruar Kozytskyi./21Media

Back to top button