Shpërthimet në Lviv, 6 të vdekur, mes tyre një fëmijë

Gjashtë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në Lviv, pasi raketat goditën objektet ushtarake dhe një pikë shërbimi të gomave të makinave në qytetin perëndimor të Ukrainës këtë mëngjes, ka konfirmuar guvernatori rajonal Maksym Kozytsky.
Një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve, tha ai, përcjell rtv21.tv
Autoritetet ukrainase në rajonin jugor të Dnipropetrovsk raportuan gjithashtu shpërthime të shumta të hënën dhe thanë se disa nga raketat goditën zona pranë një stacioni hekurudhor dhe objekteve të tjera hekurudhore.
Sipas Komandës Ajrore Perëndimore, katër sulme me raketa goditën Lviv, duke lënë objekte të dëmtuara rëndë dhe zjarret që shpërthyen si rezultat i goditjeve janë ende duke u shuar./21Media
 

Back to top button