Shpërthimet në veri, Haradinaj: Pasojë e gabimeve të Qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se shpërthimet e fundit në veri janë pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se naiviteti dhe mosnjohuria e problemit në esencë nga zyrtarët e Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.
“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma!”, ka shkruar Haradinaj.