Shpërthimi i koronavirusit të ri tejkalon Sarsin

213 të vdekur në Kinë, rreth 10 mijë të infektuar

Numri i rasteve të prekura me koronavirusin e ri ka tejkaluar epideminë e Sarsit, i cili ishte shpërndarë në dhjetëra shtete më 2003.

Në atë vit ishte raportuar për 8 mijë e 100 raste të prekura me Sars, virus që kishte shkaktuar probleme të rënda me frymëmarrje.

Mirëpo koronavirusi i ri është raportuar të ketë infektuar 9,962 persona, që fillimisht ka shpërthyer në muajin dhjetor në Kinë.

Aktualisht 213 persona kanë vdekur nga ky virus, të gjithë në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur të enjten emergjencë globale për këtë virus.

Sipas saj, përveç Kinës, në gjithë botën është raportuar për 98 persona të infektuar, por jo edhe për vdekje./21Media

 

Back to top button