Shpërthimi i predhave dëmtoi bllokun e banesave në veri të Kievit

Granatimet kanë dëmtuar rëndë një bllok banesash 10-katëshe në veriperëndim të Kievit, duke plagosur pesë banorë, thotë kryetari i bashkisë së kryeqytetit Vitali Klitschko.

Forcat ruse në Irpin, disa kilometra larg, kanë qëlluar më parë me raketa dhe predha mbi banesat në qytet, transemton rtv21.tv

Gazetarët në lagjen Svyatoshyn panë se dritaret e bllokut ishin hedhur në erë, kishte dëme nga zjarri, disa makina u dogjën dhe shpërthimi kishte lënë një krater aty pranë.

Në një videoklip, kryebashkiaku Klitschko tha se aty pranë kishte edhe një kopsht fëmijësh dhe “falë Zotit nuk ka viktima”./21Media

Back to top button