Shpërthimi në banesën e Dukës, reagon Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas shpërthimit të tritolit në derën e jashtme të banesë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Meta i ka bërë thirrje institucioneve që të zbardhin me transparencë këtë ngjarje, të cilën e konsideron shumë të rëndë.
”Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, ka shkruar Meta në Facebook.

Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës./21Media

Back to top button