Shpërthimi në Stamboll, Ambasada e Kosovës publikon numrin kontaktues

eri më tani raportohen 6 të vdekur dhe 53 të lënduar

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara pas shpërthimit që ndodhi sot në Stamboll  lut shtetasit e Kosovës të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll +90 (531) 105 63 91.
Ambasada e Kosovës po ashtu u ka shprehur ngushëllime për të vdekurit si dhe të lënduarve u ju uron shërim të shpejtë.
“Përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit.”,  thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Turqi.
Një shpërthim ka ndodhur në rrugën Istiklal të Stambollit  pasditën e sotme. Deri më tani raportohen 6 të vdekur dhe 53 të lënduar./21Media

Back to top button