Shpërthimi në urë, këshilltari i Zelenskyt: Ky është veç fillimi

Këshilltari i presidentit të Ukrainës Zelensky, Mykhailo Podolyak për shpërthimin e zjarrit në urën që lidh Krimenë me Rusinë ka thënë që është veç fillimi. Megjithatë nuk ka marrë përsipër në mënyrë direkte përgjegjësinë për shpërthimin.
“Ky është veç fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet.”, shkroi ai.
Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill.
Ura është veçanërisht e urryer nga ukrainasit. Mediat sociale në Ukrainë shpërthyen në festime pasi panë zjarrin – një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin mbushi 70 vjeç./21Media

Back to top button