Tensionet Kinë-Tajvan, Musk ka një propozim

Elon Musk ka thënë se tensionet midis Kinës dhe Tajvanit mund të zgjidhen duke i dorëzuar një pjesë të kontrollit të Tajvanit, Pekinit.
“Rekomandimi im … do të ishte të gjeja një zonë të posaçme administrative për Tajvanin që është mjaft e këndshme, ndoshta nuk do t’i bëjë të gjithë të lumtur. Dhe është e mundur, dhe unë mendoj se ndoshta, në fakt, ata mund të kenë një marrëveshje që është më e butë se Hong Kongu”
Kompania e tij e makinave elektrike Tesla operon një fabrikë të madhe në Shangai. Fabrika e Shangait përbënte rreth gjysmën e dërgesave globale të Teslës vitin e kaluar.
Musk besonte se konflikti mbi Tajvanin ishte i pashmangshëm, thuhet në raportin e FT, dhe paralajmëroi për ndikimin e tij të mundshëm jo vetëm në Tesla, por edhe në prodhuesin e iPhone, Apple, si dhe në ekonominë më të gjerë globale, e cila ai vlerësoi se do të merrte një goditje prej 30%.
Musk tha gjithashtu se Kina kishte kërkuar garanci se ai nuk do të ofronte shërbimin e internetit Starlink të kompanisë së tij të raketave SpaceX atje.
Ai tha se Pekini e kishte bërë të qartë mosmiratimin e tij për prezantimin e tij të fundit të Starlink në Ukrainë për të ndihmuar ushtrinë të anashkalojë ndërprerjen e internetit nga Rusia. Në fillim të kësaj jave, Musk propozoi që Ukraina t’i dorëzojë përgjithmonë Krimenë Rusisë, që të mbahen referendume të reja nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara për të përcaktuar fatin e territorit të kontrolluar nga Rusia dhe që Ukraina të pajtohet me neutralitetin./21Media

Back to top button