Shpëtimi dramatik i burrit që mbeti i bllokuar në ujërat e rrëmbyeshëm

Një burrë është shpëtuar nga ujërat e rrëmbyeshëm në lumin e fryrë të Los Angelesit, një shpëtim ky dramatik.
Burri kishte ngecur në lumë dhe po mbahej për një mur ndërsa një shpëtues nga Departamenti i Zjarrfikësve lëshohet nga helikopteri për ta shpëtuar.
Shpëtuesi e lidhë burrin duke e siguruar se lidhja është e fortë dhe të dy ngjiten lartë nga helikopteri.
Burri 51 vjeç është dërguar në spital për t’u trajtuar për hipotermi.