Shpëtohen 4 alpinistët e bllokuar në majën e Zhaporres

Janë evakuuar 4 alpinistët që ishin bllokuar në majën e Zhaporres.
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri bëri të ditur se helikopteri tip EC 135 ka evakuuar alpinistët nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra.
Dy prej alpinistëve të lënduar janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Traumës, Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.
Ata u bllokuan në terrenin e thepisur rreth orës 18:00 të ditës së sotme (26 qershor).
Florjan Sini, një prej alpinistëve përmes një lidhjeje telefonike me Ora News bëri të ditur se ato kanë qenë një grup prej 7 persona. Duke qenë se disa prej tyre kanë dashur të ecin më shpejtë e disa më ngadalë janë ndarë në 2 grupe. Pasi një pjesë e tyre kanë zbritur në Valbonë janë njoftuar nga njëri prej të bllokuarve përmes telefonit lidhur me incidentin.

Back to top button