Shpëtohen dy familje kosovare në Vlorë

Dy familje nga Kosova që kishin mbetur në mes të detit, janë nxjerrë mbrëmë nga Policia Kufitare e Vlorës.
Familjet nga Kosova ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, në momentin që mjeti i tyre pësoi defekt.
“Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 2 familje kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt.Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 2 familjeve që ishin në rrezik mbytjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore./21Media

Back to top button