Tom Cruise në mesin e aktorëve më të paguar të Hollywood-it

Tom Cruise ka qenë në krye të industrisë së filmit për më shumë se katër dekada.
Falë Top Gun: Maverick, Cruise është zyrtarisht personazhi që fiton më së shumti.
60 vjeçari, i cili është njëkohësisht edhe producent i filmit, pritet të fitojë më shumë 100 milionë dollarë nga shitja e biletave të filmit.
Ndonëse Cruise është vendosur të marrë një tarifë më të ulët paraprakisht për të luajtuar në dy filmat e ardhshëm Mission: Impossible – ku burime pranë tij kanë bërë të ditur se pagesa e tij është 12-14 milionë dollarë.
Një ekzekutiv filmi ka thënë se Cruise dhe Dwayne Johnson( i cili fitoi 22.5 milionë dollarë për Black Adam) janë dy yje, pagat e larta të të cilëve janë sigurisht të justifikuara.
Fituesi i dytë më i madh, sipas Variety është Will Smith.
Ai nënshkroi për një rol në “Emancipation” për 35 milionë dollarë në qershor të vitit 2020.
Të tjerë fitues në kategorinë e filmit përfshijnë Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Chris Hemsworth, Denzel Washington, Vin Diesel, Joaquin Phoenix. Tom Hardy, Will Ferrell dhe Ryan Reynolds./21Media

Back to top button