Shprehet interesim për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë

Sadiku priti përfaqësuesin e OBSh-së me seli në Venedik, Cristoph Hamelmann

Zëvëndësministri  i Shëndetësisë Izet Sadiku priti në takim Dr. Cristoph Hamelmann, udhëheqës i Zyrës Evropiane për investime për Shëndetësi dhe Zhvillim me seli në Vendik të Italisë, i shoqëruar nga Ushtruesja e detyrës së shefit të OBSh-së në Kosovë, dr. Ardita Tahirukaj.

Ai e njoftoi delegacionin e OBSh-së për zhvillimet në shëndetësi, përgatitjet për sigurime shëndetësore, Sistemin e Informimit Shëndetësor, Odat e profesionistëve shëndetësor, me theks bartjen e disa përgjegjësive nga Ministria tek komunitetet mjekësore.

Zëvendësministri Sadiku falënderoi OBSh-në për bashkëpunim të vazhdueshëm si dhe përkrahjen të cilën kjo organizatë ia ka dhënë shëndetësisë kosovare në shumë fusha.

Hamelmann tha se është i informuar mirë për punët e Zyrës së OBSh-së në Kosovë. “Zyra jonë në Venedik merret me tematika specifike, kryesisht me sistemin e shërbimeve shëndetësore; gjithë-përfshirjen në shërbime shëndetësore, qeverisjen e mirë, etj”, tha ai, duke shprehur interesimin për të ndihmuar Ministrinë edhe përmes stimulimit të prodhimit të produkteve mjekësore dhe pajisjeve në Kosovë./21Media

Back to top button