“Shpresoj që zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të pabazuara, që rrisin tensionet”

Presidentja Vjosa Osmani, sot në konferencë për media foli për gjendjen e komunave veriore sa i përket sundimit të ligjit.
Presidentja tha se Komisioni Evropian edhe këtë vit, konfirmoi se situata në Veri të vendit është sfiduese sa i përket korrupsionit, krimit  të organizuar dhe mungesës së lirisë së shprehjes. “Kjo situatë sipas komisionit paraqet sfidë edhe për agjencitë ligjzabtuese në Kosovë. Dhe po ashtu, Komisioni Evropian në këtë raport kërkon nga Koosva dhe institucionet e saj, po citoj” duhet të merren asa shtesë për të luftuar pikëkalimet ilegale të kufirit dhe aktivitetet kriminale të lidhura , përfshirë korrupsionin, veçanërisht në kufirin me Serbinë”, tha Osmani, shkruan rtv21.tv
Presidentja shtoi se këkon nga zyrtarët e BE-së që t’iu qëndrojnë besnikë deklaratave, në mënyrë që siç tha ajo, institucionet ligjzbatuese të Kosovës luftojnë krimin, korrupsionin, kontrabandën në çdo cep të vendit tonë, “ta kemi përkrahjen e këtyre zyrtarëve e jo kundërshtimin e tyre”.
Ajo u shpreh se në luftë me krimin nuk ka kompromis në asnjë pjesë të Kosovës. Presidentja tha se presin përkrahjje të plotë nga BE në drejtim të veprimeve të institucioneve sa i përket sundimit të ligjit në çdo pjesë të Kosovës.
Osmani shtoi se shpreson që në të ardhmen zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme, të pabazuara, të cilat sipas saj, vetëm sa rrisin tensionet dhe të pengojnë përpjekjet e institucioneve për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës./21Media

Back to top button