Kaloni te përmbajtja kryesore

​Shqipëri, ekonomia do të vijojë rritjen, sfida më e madhe mungesa e fuqisë punëtore për rajonin

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të qëndrueshme prej 3.4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025, ndërsa inflacioni është ruajtur nën nivelin e 3 për qind.

Të dhënat e raportit periodik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor vlerësojnë gjithashtu se rënia e varfërisë lidhet me forcimin e tregut të punës dhe me uljen graduale të borxhit publik.

Megjithëse rreziqet e jashtme mbeten të pranishme, raporti thekson se progresi në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian pritet të forcojë besimin e investitorëve, të nxisë vazhdimësinë e politikave dhe të mbështesë rritjen afatgjatë ekonomike.

Në aspektin sektorial, turizmi ka shënuar ngadalësim, por sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit kanë qenë nxitësit kryesorë të rritjes, duke kompensuar rënien e bujqësisë dhe të disa degëve industriale.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button